Ish-Drejtori i PTK-së pjesë e listës zgjedhore të PDK-së

Mos i humb

Ish-Drejtori Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, ka bërë të ditur se është kandidat për deputet nga lista zgjedhore e PDK-së.

Përmes facebook ai është shprehur falënderues ndaj liderit të këtij subjekti partiak Kadri Veselit, për besimin e dhënë ndaj tij duke shtuar se do të japë kontribut të çmuar në jetën politike.

Sejdi Hoxha aktualisht drejton degën e PDK-së në Drenas.

”Dua të ju shpreh falënderimin tim për Partinë Demokratike të Kosovës dhe liderin e saj z. Kadri Veselin, për besimin e dhënë qe unë të jem kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Duke u bazuar në eksperiencën time mbi 10-të vjet në menaxhimin e shumë ndërmarrjeve publike, si dhe kualifikimeve të mia universitare, besoj fuqishëm qe mund të jap kontribut të çmuar në jetën politike.

Besimin tuaj do ta arsyetoj edhe me tej duke punuar me tërë potencialin tim fizik, moral dhe intelektual si:

  1. Luftimin e pa kompromis të korrupsionit, nepotizmit dhe dukurive të tjera negative.
    2. Zhvillimin ekonomik përmes inovacioneve në sektorin privat dhe publik, fokus i veçanet këtu do t’i kushtohet rinisë tonë e cila do ta ketë tregun e punës në vendin tonë.
    3. Mbështetje të vazhdueshme institucionale për bizneset dhe fermerët tonë, përmes granteve dhe subvencioneve, veçanërisht për bizneset fillestare.
    4. Zhvillimin e politikave ekonomike të cilat krijojnë kushte të favorshme për të eksportuar produktet tona jashtë vendit.

Të gjitha këto dhe shumë çështje të tjera do t’i arrijmë se bashku qe të kemi besim, komunikim të hapur dhe qasje profesionale.

Të nderuar qytetar të vendit tim,

Vota e juaj është vlerë dhe përgjegjësi për mua, vetëm se bashku mund të ecim përpara në zhvillimin dhe implementimin e projektit “Dekada e Re”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit