Ish gjeneralët sirianë mbështesin operacionin e mundshëm të forcave turke në Afrin

Mos i humb

Ish gjeneralët sirianë që kanë ikur në Turqi shprehën mbështetje për operacionin e mundshëm të forcave të armatosura turke në qytetin kufitar sirian të Afrinit, i cili është i pushtuar nga organizata terroriste PYD/PKK.

Gjeneralët të cilët refuzuan regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad dhe kaluan në radhët e opozitës siriane, Assad Nasif dhe Abdulkarim Ahmed, aktualisht ndodhen në arrati në Turqi, në një intervistë për Anadolu Agency (AA) komentuan mbi situatën në Afrin dhe operacionin e mundshëm ushtarak të forcave turke në rajon.

Duke theksuar se operacioni i tillë i forcave turke në Afrin është plotësisht i justifikuar, ish-gjenerali sirian Nasif tha se absolutisht do të mbështeste një veprim të tillë.

Ish komandanti i ushtrisë siriane në veri të vendit, Nasif me fjalë të zgjedhura foli për trimërinë dhe forcën e ushtrisë turke.

“Plotësisht jemi të bindur në suksesin e ushtrisë turke. Turqia ka kapacitet për të shkatërruar organizatën terroriste PYD/PKK. Ushtria e Lirë Siriane (ULS) mbështet pakufi Turqinë në këtë pikë dhe në këtë operacion do të jetë krah për krah me ta. Ne jemi gjithmonë me Turqinë dhe jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që është detyrimi ynë”, tha Nasif.

Ai gjithashtu tha se popullsia kurde në Siri është kundër terroristëve të PYD/PKK-së.

Duke komentuar paralajmërimet se SHBA-të do të formojnë të ashtuquajturat forcat e mbrojtjes kufitare brenda PYD/PKK-së, Nasif tha se që nga fillimi nuk u besojnë amerikanëve në asnjë aspekt.

“SHBA-të me veprimet e tyre kanë dalë kundër Turqisë dhe populli sirian e di se çfarë është qëllimi i këtyre lëvizjeve. Ata duan ta ndajnë Sirinë dhe populli ynë është kundër kësaj dhe do të mbështesë operacionet e mundshme të forcave turke kundër terroristëve”, tha ish gjenerali sirian Nasif.

Ish komandanti i forcave speciale të Sirisë, gjenerali Ahmed, gjithashtu mbështeti operacionet e mundshme anti-terroriste të forcave turke në Afrin ose Munbixh, duke shtuar se këto do të ishin veprime të planifikuara me saktësi me qëllim të qartë për të luftuar terroristët e PYD/PKK në atë rajon.

“Ne nuk kemi kurrfarë problemi me popullin kurd në Siri dhe e dimë se shumica e këtij populli janë kundër terroristëve. Kurdët nuk duan të identifikohen me organizatën PYD/PKK dhe mbështesin Turqinë në luftën kundër këtyre terroristëve. Qëllimi i SHBA-së, si donator kryesor i kësaj organizate është i qartë, e kjo është ndarja e Sirisë. SHBA-të dëshirojnë të zgjerojnë territorin e Izraelit dhe të pushtojnë burimet nëntokësore të Sirisë”, tha Ahmed./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit