Ish kreu i Hezbollahut Al-Tufayli vlerëson politikën e Turqisë në Lindjen e Mesme

Mos i humb

Ish kreu i lëvizjes shiite Hezbollah Subhi Al-Tufayli vlërsoi politikën e Turqisë në Lindjen e Mesme.

“Turqia është shteti i vetëm i cili kujdeset për sigurinë dhe tërësinë e Sirisë dhe politika e saj e jashtme është në përputhje me vullnetin dhe pritjet e popullit sirian”, ka thënë ish-udhëheqësi i Hezbollahut.

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA), Al-Tufayli ka thënë se e çmon edhe reagimin e vlefshëm të Turqisë në kontekstin e protestave të fundit masive në Iran.

“Turqia menjëherë reagoi duke thënë se kundërshton të gjitha ndikimet e jashtme dhe shprehu bindjen se Irani do të ruajë paqen dhe stabilitetin social”, ka thënë Al-Tufayli.

Duke shtuar se Ankaraja zyrtare ka tejkaluar të gjitha problemet dhe sfidat nga e kaluara, Al-Tufayli tha se Irani nuk pati një ndjeshmëri të tillë ndaj disa zhvillimeve në Turqi.

Al-Tufayli ishte udhëheqës i Hezbollahut libanez nga viti 1989 deri më vitin 1991, kurse sot zëshëm kritikon udhëheqjen e kësaj lëvizjeje, kryesisht politikat e saj në Siri.

Hezbollahu dhe Irani janë aletatët kryesorë të forcave besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad, i cili brutalisht u përpoq të shtypë protestat pro-demokratike dhe kundër regjimit në mars të vitit 2011 duke e zhytur Sirinë në një luftë disa vjeçare.

Al-Tufayli gjithashtu dënoi ashpër vendimin e muajit të kaluar të SHBA-së për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit.

“Donald Trump udhëheq një politikë të ndyrë, djallëzore dhe flagrante. Kjo politikë në planin afatgjat do t’i shkaktojë dëme të mëdha interesave amerikane”, ka thënë Al-Tufayli.

Duke komentuar politikën aktuale të Libanit, në prag të zgjedhjeve parlamentare të majit, Al-Tufayli ka thënë se populli libanez duhet shpëtuar nga armët.

Ai akuzoi Iranin, Arabinë Saudite, Francën dhe Rusinë se në Liban mbrojnë vetëm interesat personale dhe se nuk shqetësohen fare për të ardhmen e popullit dhe vendit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit