Ish-kryeministri i Malajzisë Razak merret në pyetje

Mos i humb

 

 

 Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak është marrë në pyetje për shkak të skandalit të madh korruptiv, që solli në disfatën e koalicionit të tij në zgjedhjet e paradokohshme dhe humbjen e pushtetit pas gjashtë dekadash.

Në thirrje të inspektorëve, Razak në shoqërim të truprojave sot në mëngjes arriti në Zyrën për luftë kundër korrupsionit, ndërsa gjatë hyrjes në godinë dukej i relaksuar dhe i buzëqeshur.

Javën e kaluar policia kreu bastisje në tre banesat e Razakut dhe konfiskoi 284 kuti me para, stoli dhe sende luksoze.

Ish-kryeministri i Malajzisë përballet me akuzat për skandalin më të madh korruptiv në historinë e vendit.

Prokuroria e ngarkon për keqpërdorimin e 681 milionë dollarëve me ndërmjetësim të kompanisë investuese 1MDB. Paratë janë në pesë xhirollogaritë e tij bankare ndërsa më herët ka thënë se këto para i ka marrë si donacion./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit