Ish-kryeministri nga selia e PD: Të hiqet masa antikushtetuese

Mos i humb

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh gjatë një konference me gazetarët se duhet hequr masa antikushtetuese ndaj tij që ai të paraqitet më pas në gjykatë. Kryedemokrati theksoi se shkon sa herë ta thërrasin në gjykatë dhe nuk e ka problem diçka të tillë, por këtë nuk mund ta bëjë duke shkelur Kushtetutën. Sipas tij, masa e vendosur pa lejen e parlamentit është “përdhosje e ligjeve”.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/863121368416999

Pyetje: Zoti Genc Gjokutaj ka shkuar ditën e sotme në gjykatë si avokati juaj teksa në orën 14:00 pritet të nisë seanca për masën tuaj detyrim paraqitje, teksa ju e keni refuzuar. Zoti Berisha pse po shkon zoti Gjokutaj teksa ju nuk e pranoni seancën që po zhvillohet sot?

Sali Berisha: Është ndryshe kjo. Nuk është se unë nuk pranoj gjykatat. E deklarova më parë dhe e deklaroj absolutisht me sinqeritetin më të madh se unë sa herë të thirrem do shkoj. Të heqë gjykatësi masën antikushtetuese dhe ta provojë shkoj apo nuk shkoj unë. Ta provojë. Vendosja e masës antikushtetuese pa marrë leje nga parlamenti është përdhosje e ligjeve, e të drejtës dhe  e Kushtetutës së vendit. Se ka një gjykatëse të papërgjegjshme, vasale, të mjerë që i lejon vetes një vendim, unë nuk mund t’ia lejoj vetes të shkel Kushtetutën. E thashë dhe e them, që nesër po të sjellin amendamentin e vitit 2012 në parlament, Sali Berisha e voton. Unë jam për barazi të plotë të qytetarëve para ligjit themelor të shtetit. Nuk kam qenë, e kam treguar e kam dëshmuar, për asnjë diskriminim mes deputetit dhe zgjedhësit. Deputeti të ruajë veten, të punojë, kaq. Në këtë mënyrë siç i bën Edi Rama është republika e kanabisit, e drogës.

Edhe më herët, Berisha deklaroi se është i gatshëm të paraqitet në gjykatë në çdo kohë, por jo të shkelë Kushtetutën.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv për privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit