Ish-ministri Hoti demanton kryeministrin Haradinaj për numrin e zv/ministrave

Mos i humb

Lidhur me deklarimin e kryeministrit Ramush Haradinaj se Qeveria e Isa Mustafës ka pasur më shumë zëvendësministra sesa qeveria që ai drejton, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ish- ministri, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së i ka quajtur të pavërteta deklarimet e Haradinajt.

Ky është postimi i plotë:

Për saktësi: Në Qeverinë Mustafa ka pasur 47 zv/ministra. Ndoshta kanë qenë shumë në disa raste.

Por, tash janë afër 70. Kjo është e vërteta.

Deklarimet në Kuvend të anëtarëve të qeverisë janë të pavërteta.

Kërkoni qasje ne dokumente dhe vërtetojeni. Mund të jenë emëruar gjatë gjithë mandatit të Qeverisë më shumë zv/ministra, por kanë shkuar disa dhe kanë ardhur të tjerë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit