Ish-ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo merr post në Qeverinë e Serbisë

Mos i humb

Pas shkarkimit nga posti i ministrit të Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikallo ka marrë një post të ri në Qeverinë e Serbisë.

Në Qeverinë e Serbisë, Rikallo do të mbaj postin e Sekretarit në Ministrinë e Bujqësisë.

Vendimi për emërimin e Rikallos në pozitën e Sekretarit në Ministrinë e Bujqësisë në Qeverinë e Serbisë, është marrë më 29 shkurt të këtij viti nga qeveria serbe.

Kujtojmë, se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pozitën e Rikallos ia ka besuar Diana Zhiviq, që njëherit është anëtare e partisë së Sllobodan Petroviqit, SLS.

Shkarkimi i Rikallos nga kryeministri Haradinaj erdhi pas kërkesës së Partisë Socialdemokrate për votimin e buxhetit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit