Ish-nënkryetari i PD-së mbështet protestën e thirrur nga Vetëvendosje

Mos i humb

Abdullah Klinaku, ish-nënkryetar i Partisë së Drejtësisë, përmes një statusi në Facebook ka mbështetur protestën e Lëvizjes Vetëvendosje si shprehje e zërit dhe guximit qytetar.

Ai përmes një statusi, e ka konsideruar protestën si realizim i drejtpërdrejtë të demokracisë në rastin kur pushteti humb përgjegjësinë që e ka marr nga vota qytetare.

Në vijim ai shkruan:

“Kur populli del me zâ t’vetin!

Demokracia realizohet përmes përfaqësuesve të zgjedhur të popullit. Ata e kanë obligim me punua për interesin dhe të mirën e tij!

E kur të zgjedhurit e humbin rrugën dhe nuk e kryejnë premtimin, atëherë populli kërkon realizimin e drejtpërdrejt të demokracisë!

Pra, kur kuvendi s’ka zâ, qeveria s’ka vesh e presidenti s’ka guxim, atëherë;

Populli del n’shesh, ka zâ, ka guxim dhe i bënë të tjerët të dëgjojnë!

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit