Ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu anëtar i Klubit të Podgoricës!

Mos i humb

Se për çka është fjala, përse Fatmir Sejdiu u anëtarësua në këtë klub, dhe si ja doli Turqia ta mund mbase edhe Rusinë me investime në Malt të Zi, mund të mësoni në shkrimin më poshtë. KosovaPost ka mësuar se në kryeqytetin e Malit të Zi është formuar  i ashtuquajturi  “Klubi i Podgoricës”  një  trup joformal  i përbërë  nga ish-presidentë  dhe kryeministra  të vendeve te rajonit.

KosovaPost gjithashtu ka mësuar se ky klub  ka për qëllim  ti japë  shtytje  zhvillimit të marrëdhënieve  të fqinjësisë së mirë  dhe bashkëpunimit rajonal , si dhe bashkëpunimit të ndërsjellët.  Ish-presidentët dhe kryeministrat u priten nga Presidenti  Millo Gjukanoviq dhe kryeministri i vendit Dushko Markoviq.

Shefi i Qeverisë i shprehu  përkrahjen e  ekzekutivit këtij trupi në aktivitetet e mëtutjeshme, siç tha në promovimin e  perspektives  rajonale , respektivisht integrimit  Evropian  si dhe ne afirmimin  e politikes se  fqinjësisë se mire.

Po ashtu Kryeministri Dushko Markoviq citohet të ketë thënë  qe Projekti  “Klubi i Podgoricës”  është një projekt  i mirë që i nevojitet  rajonit  tonë  si ide dhe vizion që mundet edhe më tej të na tubojë  bashkë.  Markoviq po ashtu i ka shprehur  falënderime anëtareve të klubit të porsaformuar të Podgoricës  për siç tha ndihmën  që i kanë ofruar

Malit të Zi  gjatë procesit të  ripërtëritjes së pavarësisë  dhe integrimeve  euroatlantike. Në takim me Kryeministrin e Malit te Zi ishin Filip Vujanoviq, ish-President i Malit të Zi, Ish presidenti i Maqedonisë Branko Cërvenkovski, ai i Republikës së Sllovenisë Danilo Tirk, ish kryeministri i qeverisë së  Republikës se Serbisë  Mirko Cvetković  dhe Republikës së Kroacisë Jadranka Kosor si dhe  ish-udhëheqësi i  këshillit të Ministrave  të Bosnjë-Hercegovines,  Zlatko Lagumxhija.

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka thënë se  “Klubin e Podgoricës” e përbejnë dhe ish-presidenti slloven Milan Kučan, ai i republikës se Kroacisë Stjepan Mesić dhe Republikës së Kosovës  Fatmir Sejdiu, si dhe ish-kryeministri i Maqedonisë  Hari Kostov dhe  ish-kryetarja e  parlamentit të Serbisë  Nataša Mićić. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit