Ish-presidenti meksikan: Trump po izolon ekonominë e SHBA-ve

Mos i humb

Ish-presidenti i Meksikës, Vicente Fox, ka akuzuar presidentin amerikan, Donald Trump, për “izolimin” e SHBA-ve nga ekonomia globale me marrëveshjet bilaterale tregtare.

Duke folur për CNBC, Fox tha se politikat proteksioniste të Trumpit kufizojnë aftësinë e ekonomisë amerikane për rritjen e ardhshme, duke iu referuar politikës së tij “Amerika e Para”.

Nën administrimin e Trumpit, SHBA u tërhoq nga marrëveshjet shumëpalëshe të tregtisë së lirë, duke përfshirë Partneritetin Trans-Paqësorit (TPP), marrëveshjet e tregtisë me Meksikën dhe Kanadanë (NAFTA), dhe u përfshi në marrëveshje bilaterale tregtare, duke vendosur tarifa ndaj partnerëve tregtarë, që shkaktoi luftë tregtare me Kinën dhe tensione me Meksikën dhe Bashkimin Evropian.

“Unë jam në anën e tregtisë së lirë, unë jam në anën e ekonomive të tregut”, tha Fox.

“Ai është duke ndërtuar mure. Ai po izolon SHBA-të nga loja globale e ekonomisë dhe kjo do të shmang rritjen e ekonomive kudo në botë”, shtoi ai.

“Për fat të mirë, tendenca e migracionit me Meksikën është kthyer tërësisht, kështu që shumë më tepër meksikanë po kthehen në Meksikë për shkak të NAFTA, sepse jemi duke ndërtuar mundësi”, tha ai.

Meksika gjithashtu ka ndërmarrë “hapa të fortë” për të kufizuar migracionin nga Amerika Qendrore, theksoi Fox.

Meksika u bë territori për migrantët e Amerikës Qendrore që kërkojnë azil amerikan.

Në qershor, Meksika dhe administrata e SHBA-ve arritën marrëveshje pas një kërcënimi tarifor që detyroi vendin të zvogëlojë fluksin e imigracionit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit