Ish-presidenti turk Gul: Nuk do të jem kandidat në zgjedhje

Mos i humb

Ish-presidenti i Turqisë, Abdullah Gul, tha se nuk do të jetë kandidat për president në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Turqi më 24 qershor të këtij viti.

Gul u prononcua para gazetarëve në zyrën e tij në Stamboll, pas përmendjes së emrit të tij si kandidat i mundshëm për zgjedhjet e parakohshme.

Ai tha se e gjithë dinamika filloi pasi kryetari i Partisë Saadet, Temel Karamollaoglu, përmendi emrin e tij, dhe se ajo nuk ka qenë iniciativë e tij.

“Kjo gjë ndodhi me kërkesë të njerëzve që u besuan njohurive dhe përvojës sime si dhe botëkuptimit tim mbi politikën dhe udhëheqjen e shtetit”, tha Gul.

“Unë thashë se nëse do të kishte ndonjë konsensus shumë të gjerë, atëherë nuk do të ikja nga përgjegjësia së bashku me miqtë. Megjithatë, pas kontakteve të zotëri Temelit, u pa se një konsensus dhe dëshirë e tillë e gjerë nuk ekziston. Andaj, tanimë nuk bëhet fjalë për ndonjë proces në lidhje me kandidaturë të mundshme nga ana ime”, shtoi Gul.

Ndryshe, Abdullah Gul ishte presidenti i 11-të i Republikës së Turqisë, mes viteve 2007 dhe 2014./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit