Ish-shefi i Thesarit: ‘Njerëz të pazgjedhur’ nxisin Brexit pa marrëveshje

Mos i humb

Ish-zyrtari më i lartë i financave në Britani, Philip Hammond, tre javë pas dorëheqjes theu heshtjen e tij mbi administratën e re britanike, duke deklaruar se “njerëz të pazgjedhur” po nxisin qeverinë drejt një Brexit-i të dëmshëm pa marrëveshje që nuk mbështetet nga Parlamenti apo votuesit.

Hammond, i cili u tërhoq nga posti shef i Thesarit para se Boris Johnson të zgjidhet kryeministër, tha se qeveria po bën kërkesa që kanë cak të pengojnë bisedimet me Bashkimin Evropian (BE), pasi që, sipas tij, ato janë të papranueshme për bllokun.

Në një artikull të shkruar për ‘Times of London’, Hammond tha se Johnson duke insistuar për ndryshime në marrëveshjen e tërheqjes nga BE-ja ka lëvizur nga një qëndrim të ashpër negociues në “shkatërrim”.

“Njerëzit e pazgjedhur që këpusin lidhëset e kësaj qeverie e dinë se kjo është një kërkesë që BE-ja nuk mund dhe nuk do ta aderojë. Jo vetëm sepse ata do të jenë kokëfortë në mbrojtjen e tregut të tyre të vetëm, por edhe pse brishtësia e koalicionit të tyre 27 anëtarësh do të thotë se çdo përpjekje për të rihapur paketën do të shihte rënien e unitetit të tyre”, tha Hammond.

Hammond po ashtu kritikoi qeverinë për përjetësimin e “miteve” se populli britanik votoi për një Brexit pa marrëveshje dhe se largimi nga BE-ja pa një zgjidhje të negociuar do të ishte “pa dhimbje”.

Gjatë referendumit të vitit 2016 mbi tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, theksoi Hammond, votuesve iu tha se një marrëveshje për mbrojtjen e tregtisë britanike me bllokun do të ishte e lehtë për t’u negociuar.

Ai shtoi se “të gjitha analizat e besueshme ekonomike” tregojnë se kostoja e tërheqjes pa marrëveshje do të kalonte peshën e përfitimeve.

“Është koha që qeveria jonë të tregojë angazhimin e saj për një negociatë të mirëfilltë që në të ardhmen do të ruajë tregtinë britanike me fqinjët e saj të afërt, do të mbrojë vendet britanike të punës dhe do të sigurojë prosperitetin tonë”, tha Hammond.

Që kur Johnson u zgjodh kryeministër, perspektiva e një Brexit-i pa marrëveshje është rritur ndjeshëm.

Johnson tha se preferon të largohet nga BE-ja me një marrëveshje, por se një marrëveshje e re tërheqjeje nuk duhet të përfshijë ‘opsionin backstop’ për Irlandën. Ai ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar do të lëshojë BE-në më 31 tetor me ose pa një marrëveshje, ndërsa një Brexit pa marrëveshje do të ishte faji i BE-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit