Ish-zv/kryeministrja serbe: Integrimi i Serbisë në BE i kushtëzuar me progresin në dialog me Kosovën

Mos i humb

Ish-zv/kryeministrja dhe -ish-ministrja e Integrimeve Europiane në Qeverinë e Serbisë, Suzana Grubjeshiç, thotë se procesi i integrimeve evropiane të Serbisë nuk do të përshpejtohet derisa të mos ketë progres në dialogun me Kosovës dhe Serbisë.

Siç shkruajnë mediat serbe, Grubjeshiç, e cila aktualisht është Sekretare e Përgjithshme e Lëvizjes Europiane në Serbi, tha se të hënën në Bruksel në konferencën ndërministrore Serbia do të hap dy kapituj, edhe pse kishte përgatitur shtatë pozicione negociuese.
“Dy kapituj ishte maksimumi që kemi mundur të marrim, derisa të mos shihet progres në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Grubjeshiç.

“Është e qartë se derisa të mos merren vendime politike në dialog, që ka të bëjë me kapitullin 35, dhe pastaj në kuadër të kapitujve 23 dhe 24 që përfshinë sundimin e ligjit, Serbia nuk do të mund të përshpejtojë procesin e integrimit europian”, tha ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit