Ishte në makinën ku u ekzekutua Bledar Birçaj, pasagjeri: Na bën pritë, jam i tronditur

Mos i humb

Mbi 15 persona janë shoqëruar nga policia e Vlorës në lidhje me vrasjen e Bledar Bircajt diten e djeshme.

Ai ishte së bashku me një mikun e tij në makinën tip “BMË” kuy ndaj tyre u qellua me breshëri armësh që do ti merrnin jetën 40-vjeçarit Birçaj.

Ndërkohë pasagjeri që arriti tu shpëtojë plumbave ka dhënë dëshminë e tij para uniformave blu. Ai ka thënë se dy persona u kanë bërë pritë duke i kapur të papërgatitur dhe duke i qëlluar me breshëri plumbash. Ai shprehet se për momentin u trondit jashtëzakonisht shumë pasi kujtoi se e kapën plumbat, por më pas mundi të dal nga makina duke arrritur t’i shpëtonte mrekullisht breshërisë së automatikut.

“Ishim të papërgatitur, na bënë pritë dhe ramë direkt pre e bresherisë së kallashnikovit. Pashë dy veta me maska, por nuk i njoha dot, pasi ishin ishin te kamufluar. Nuk jam ne djeni të ndonjë konflikti të viktimës. Jam i tronditur mendova se më kapën plumbat”, ka thënë pasagjeri në makinën e viktimës.

Ndërkaq policia nuk ka ende asnjë gjurmë të autorëve që ishin 2 apo edhe të makinës me të cilën u larguan pasi kryen vrasjen.

Pistë kryesore e grupit të hetimit është e shkuara e viktimës në Spanjë. Ai rezulton i dyshuar si i përfshirë në një tjetër ngjarje në vitin 2011, por hetimet në lidhje me këtë çështje u pushuan për mungesë provash.

Së fundmi ai kishte qëndruar më shumë kohë në Spanjë prej nga bënte shpesh vajtje ardhje nga Shqipëria. Në Vlorë nuk njihej si person problematik por si biznesmen pasi ishte pronar i një lokali të quajtur “The Boss” të njohur në zonën e Lungomares.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit