Ishulli Lombok “lëkundet” mbi 1000 herë në 17 ditë

Mos i humb

Në ishullin indonezian Lombok pas tërmetit me magnitudë 7 ballë të ndodhur më 5 gusht, brenda 17 ditëve kanë ndodhur 1005 e dridhje pas tërmetit.

Sipas lajme në media lokale, Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare e Menaxhimit të Katastrofave (BNPB), Sutopo Purwo Nugroho, njoftoi se që nga tërmeti i 5 gushtit në ishull kanë ndodhur 1005 dridhje.

Ai gjithashtu bëri të ditur se nga tërmeti në ishullin Lombok kanë humbur jetën 515 persona, ndërsa janë plagosur 7 mijë e 145 të tjerë.

Në vend ka shqetësim për rritjen e numrit të të vdekurve, ndërsa vazhdojnë punimet për kërkim shpëtim.

Nga tërmeti janë dëmtuar rreth 75 mijë shtëpi, 431 mijë e 436 persona ishin detyruar të braktisin shtëpitë e tyre./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit