Ishulli Procida në Itali përfundon fushatën e vaksinimit, shpallet “ishull pa COVID”

Mos i humb

Të gjithë banorët e ishullit italian Procida janë vaksinuar kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të kanalit italian Rainews24 të bazuar në zyrtarët lokalë, të gjithë banorët e ishullit Procida, një nga vendet turistike në ujërat e Napolit, janë vaksinuar kundër COVID-19. Kështu, Procida u bë ishulli i parë italian që ka përfunduar vaksinimin.

Në ishull janë kryer rreth 6.900 doza të vaksinës dhe kjo ka përfshirë 92 për qind të banorëve të regjistruar.

Theksohet se niveli i lartë i vaksinimit do të kontribuojë në uljen e rrezikut të shpërndarjes së virusit në ishull.

Gjithashtu, pas Procida-s, prej sot pritet të intensifikohet edhe fushata e vaksinimit të ishullit fqinj Ischia.

Në lajmet e mediave italiane, Procida u shpall si “ishull pa COVID”.

Italia fushtën e gjerë të vaksinimit kundër COVID-19 e filloi më 27 dhjetor 2020, ndërsa deri më tani shifra e përgjithshme e të vaksinuarve ka arritur në 21.027.308. Ndërkaq 6.348.757 persona kanë marrë dozën e dytë.

Deri më tani, mbi 121 mijë persona kanë humbur jetën nga pandemia COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit