ITALI – Rrëshqitje toke dhe përmbytje pas motit të keq

Mos i humb

Vala e motit të keq në Itali po vazhdon ende, kryesisht në veri të vendit.

Në Gjenovë kanë nisur sërish shirat duke shkaktuar përmbytje të mëdha.

“Minimumi, i kërkuar për të mbajtur një ekuilibër normal të ujit, mbi Detin e Ligurias, gjeneron një rrotullim të masave ajrore që po krijon struktura stuhie të organizuara veçanërisht në Ligurian Lindore”, sipas ekspertëve.

Në fakt, retë po lëvizin drejt La Specias ku shiu tashmë është intensiv.

Për shkak të rrëshqitjes së dheut në Savoi, linja hekurudhore Itali-Francë është ndërprerë për një kohë të pacaktuar.

Tuneli i autostradës ”Frejus” është i hapur vetëm për automjetet që peshojnë më pak se 3,5 tonë.

Sipas Josiane Beaud, kreu i delegacionit francez të komisionit ndërqeveritar Itali-Francë për lidhjen hekurudhore Torino-Lion, kompania hekurudhore franceze SNCF nuk është autorizuar ende të udhëtojë.

Ndryshimi i menjëhershëm i kushteve të motit, veçanërisht erës që fryn mbi lagunë, pritet të sjellë përmbytje në Venecia.

Shira të dendur pritet të ketë edhe ne Milano, Seveso dhe Lambro.

Shiu i dendur në Milano pasditen e djeshme shkaktoi disa përmbytje, por nuk u raportuan dëme apo shqetësime të veçanta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit