Itali/ Shpërthim i fuqishëm zjarri në portin e Ankonës, mbyllen shkolla, parqe dhe universitete

Mos i humb

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu, për arsye ende të paditura, në zonën e portit të Ankonës në Itali.

Flakët filluan rreth 35 minuta pas mesnatës duke vënë menjëherë në lëvizje 16 skuadra zjarrfikësish nga Ankona, Macerata dhe Pesaro.

Sipas autoriteteve të cilëve prej shpërthimit nuk ka viktima apo të lënduar.

Si masë paraprake sot janë mbyllur shkollat e te gjitha niveleve, universitetet, parqet dhe mjediset sportive në natyrë, në pritje të analizave të ajërit dhe indikacione nga autoritetet shëndetësore, të cilët kanë rekomanduar mbajtjen mbyllur të dritareve dhe kufizimin e udhëtimeve të panevojshme.

Disa kamionë dhe pajisjet e depove të prekura u shkatërruan, ku gjendeshin tretës, ngjyra dhe materiale të tjera potencialisht toksike.

Në zonë ka edhe një kompani që prodhon azot të lëngshëm, një termocentral si dhe një fabrikë metani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit