Itali, shpërthim para selisë së partisë në koalicionin qeveritar

Mos i humb

Para selisë së partisë së djathtë ekstreme Lega Nord, e cila është një nga partitë e koalicionit qeveritar në Itali ka ndodhur një shpërthim.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, në orët e natës përballë ndërtesës së partisë Lega në qarkun Ala, në qytetin Trento në rajonin Alto-Adige Trentino në veri të vendit ka shpërthyer një bombë. Si pasojë e shpërthimit janë thyer dritaret e ndërtesës. Po ashtu në afërsi të ndërtesës së partisë është gjetur një shkrim ku shënonte “Era vazhdon të fërshëllejë”.

Në kuadër të fushatës për zgjedhje trajonale, zëvendëskryeministri i Italisë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Matteo Salvini sot do të realizojë një vizitë në qytet, ku po ashtu planifikohet që të shkojë edhe në zyrën përfaqësuese të partisë.

Drejtuesi i qytetit autonom Trento, Ugo Rossi në një deklaratë tha se policia ka indentifikuar identitetin e dy personave të cilët pretendohen se kanë kryer sulmin në fjalë.

“Kërkesës së Trentinos iu përgjigjën me dhunë”

Salvini nëpërmjet rrjeteve sociale ka publikuar një mesazh në lidhje me rastin. Ai pretendon se sulmin ndaj qendrës së partisë Lega e kanë kryer “anarkistët”.

“Disa dhjetëra vite më pas kuptuan se madje edhe Trento kërkon ndryshimin dhe kësaj iu përgjigjën me dhunë. Por, kjo nuk do të ndalë buzëqeshjen tonë dhe kërkesën e njerëzve të drejtë për ndryshim. Sot do të vizitoj komuna të shumta në Trento dhe në mbrëmje do të jem në Ala për t’i përqafuar të gjithë”, tha ai.

Rajoni Alto-Adige Trentino një kohë të gjatë udhëhiqet nga aleati i partisë majtiste opozitare, Partia Demokrate (PD), SVP-PATT./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit