Itali, zgjidhen kryetarët e Parlamentit, por jo edhe Qeveria

Mos i humb

Deputetët italianë sot kanë zgjedhur kryetarët e dy dhomave të Parlamentit, të dalë nga zgjedhjet e 4 marsit në të cilat asnjë parti nuk arriti një fitore absolute. Besimin për të kryesuar me dy dhomat e Parlamentit e morrën lëvizja Pesë Yjet dhe Forza Italia.

Maria Elisabetta Alberti Casellat, pjesëtare e Forza Italia, njëherësh një aleate shumëvjeçare e Silvio Berlusconi-t, u bë gruaja e parë e zgjedhur për kryetare e Senatit Republikan, edhe atë në rrethin e dytë të votimit.

Roberto Fico nga lëvizja Pesë Yjet është zgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.

Pavarësisht zgjedhjes së dy kryetarëve të Parlamentit, akoma nuk ka tregues se njëra nga dy partitë me numrin më të madh të deputetëve, Pesë Yjet dhe koalicioni i qendrës së djathtë i tubuar rreth Forza Italia, janë afër formimit të Qeverisë.

Pritet që javën e ardhshme të mbahen negociata për të arritur deri te shumica e nevojshme për mbështetje të Qeverisë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit