Italia sot konfirmoi 323 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 27.682.
Sipas një njoftimi të Departamentit të Mbrojtjes Civile të Italisë, numri i rasteve aktive ka vazhduar trendin e uljes, duke rënë në 104.657, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 203.591.
Ndërkaq, me 2.311 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i personave që e kanë mposhtur sëmundjen në Itali ka shkuar në 71.252.
Sipas Mbrojtjes Civile, edhe sot ka vazhduar rënia e numrit të pacientëve që po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Nga 1.863 pacientë sa kishte dje, shifra e të infektuarve në këto reparte ka rënë në 1.795.
Sipas të dhënave, deri më tani në Itali janë kryer 1.910.761 teste.
Nga ana tjetër, zëvendësministri i Shëndetësisë, Pierpaolo Sileri, deklaroi se njësitë përkatëse të xhandarmërisë kanë bërë kontrolle në rreth 600 qendra në kuadër të hetimeve ndaj azileve, ku janë regjistruar shumë vdekje. Sileri informoi se në një nga çdo katër azile janë konfirmuar parregullsi serioze.


