Iu bën presion stafit, kërkohet shkarkimi i drejtorit të Emergjencës

Mos i humb

Stafi mjekësor në Emergjencën primare që funksionon në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, po kërkojnë shkarkimin e drejtorit të QKMF-së, Agim Krasniqi, me arsyetimin se po u bën presion mjekëve, infermierëve dhe stafit teknik gjatë kryerjes së punës.

Ata gjithashtu kanë akuzuar kryetarin e Komunës, Imri Ahmeti, se ka kërkuar që familjarët e tij të kenë trajtim të veçantë në këtë emergjencë.

Sipas stafit mjekësor, një rast i tillë ka ndodhur në fund të javës së kaluar derisa po trajtohej një familjar i kryetarit Ahmeti. Drejtori i QKMF-së, Agim Krasniqi, të afërmin e Ahmetit e ka futur në dhomën e mjekut, e cila nuk është e dedikuar për trajtime të tilla.

Ndërkohë ky veprim është kundërshtuar nga stafi i mjekëve, derisa është dashur të intervenojnë edhe Policia e Kosovës së bashku me kryetarin e Komunës, Imri Ahmeti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit