‘Iu zbulua lidhja paralele’, avokati i piloti grek reagon pas dëshmisë së bujshme: Klienti im nuk ka pasur marrëdhënie me asnjë grua kur ishte me Caroline

Mos i humb

Avokati i Babis Anagnostopoulos, ka thënë se klienti i tij nuk ka pasur marrëdhënie me asnjë grua gjatë kohës kur ka qenë i martuar.

Babis Anagnostopoulos, ka mohuar dëshminë e një gruaje e cila ka thënë në një emision televiziv se piloti ishte i fiksuar pas saj, madje se edhe dy javë para se të vriste bashkëshorten e tij Carolinë, i ka dërguar një letër nëpërmjet të së cilës i kërkonte ta takonte.

Avokati i Babis, ka folur në një emision grek, ndërsa ka thënë: “Deklarata se klienti im ka qenë në një marrëdhënie me një grua tjetër kur ka qenë i martuar, nuk është përfshirë në dosje . Ne nuk e dimë se kush është personi që e ka deklaruar këtë, por dua të them se kjo është një dëshmi e rremë. Dëshmitari mund t’i drejtohej organit hetimor në çdo kohë, por nuk e bëri këtë”.

Po ashtu avokati, Alexander Papaioannidis tha se ka kontaktuar me pilotin i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në Korydallos dhe i ka thënë se këto akuza nuk janë të vërteta.

“Kam kontaktuar me klientin tim dhe nuk pranoi të ketë pasur diçka të tillë gjatë martesës së tij , apo të ketë pasur një situatë obsesioni me një grua tjetër. Zonja që e ka thënë le të shkojë të dëshmojë, ne nuk mund të vlerësojmë dëshmitë anonime. Dosja ka qenë e hapur 4-5 muaj, përse u shfaqën tani kur dosja është mbyllur, përse pikërisht tani këto dëshmi”, ka thënë më tej ai.

Dëshmia e bërë më  herët për Babis:

Gruaja, e cila pas vrasjes në Glyka Nera vendosi të largohej nga Athina dhe të transferohej në një qytet tjetër në Greqi, foli për një njeri obsesiv dhe pretendon se ai bëri gjithçka për t’u ndarë nga burri i saj.

“Nga mesazhe të ndryshme duket se ai po përpiqej të më shihte. Të gjitha këto shënime të shkruara me dorë, por edhe faqe që ka shkruar i kam mbajtur në kompjuter.

Dikush po i shkruante burrit tim për këtë marrëdhënie. Jam i sigurt se Babis i ka dërguar në përpjekje për të më ndarë,” thekson ajo.

Gruaja tha se i kishte bërë presion që ta takonte nga afër së fundmi para vrasjes. “Në gjashtë muajt e fundit, shënimet kishin filluar sërish. Ai kishte një obsesion që më trembte dhe përpiqesha të kisha një marrëdhënie të mirë me të nga larg për të mos inatosur. Ai kishte dërguar shënimin e fundit dy javë para se të vriste gruan e tij dhe kërkoi të takohej me mua. E di që Caroline i ka ditur të gjitha këto për një kohë të gjatë. Më tha vetë Babis”, tha ajo, duke shtuar: “Kur vuri skenën vite më parë për të më bërë të ndahesha, kuptova se nuk po shkonte mirë dhe se nuk kishte kufij. Atëherë e kuptova, por deri në atë pikë sa të bënte vrasje?” pyeti ajo e tronditur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit