Ivanov ka bërë thirrje për bojkotim të referendumit

Mos i humb

Presidenti i Maqedonisë Georgi Ivanov sot nga foltorja e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për bashkëkombësit e tij të mos dalin në referendum për ndryshimin e emrit të vendit, të cilin e ka quajtur “vetëvrasje historike”.

“Si qytetar unë kam marrë vendim që më 30 shtator nuk do të votoj. Dhe jam i bindur se ju bashkëqytetarët tanë, gjithashtu do të merrni vendim të mençur”, ka thënë Ivanov para Asamblesë së Përgjithshme të KB në Nju Jork.

Ivanov e ka quajtur ndryshimin e emrit të vendit “lak rreth fytit dhe shkelje flagrante e sovranitetit”. Ivanov i ka kritikuar zyrtarët amerikanë edhe europianë të cilët javëve të fundit e kanë vizituar Maqedoninë për të paralajmëruar se ndryshimi i emrit ofron për Maqedoninë shpresën e vetme që ndonjëherë t’i bashkëngjitet NATO-s dhe BE-së.

“Nëse na e merrni shpresën, çfarë do të na mbetet”, ka pyetur Ivanov.

Qytetarët e Maqedonisë duhet të deklarohen më 30 shtator në referendum  se a janë për marrëveshje për zgjidhje të kontestit 25 vjeçar me Greqinë rreth emrit, me të cilën do të ndërrohet emri i Maqedonisë në Maqedonia Veriore, me garanci për identitetin kombëtar maqedonas, gjuhën dhe kulturën./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit