Ivanov: Marrëveshja me Greqinë, personale midis dy kryeministrave

Mos i humb

 

 

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka pritur sot në një takim ministtrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në të cilin takim, ministri ka informuar për zhvillimet e fundit që lidhen me negociatat me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Siç thuhet në njoftimin e kabinetit të presidentit Ivanov, Dimitrov nuk ka dorëzuar asnjë dokument të shkruar, por se informacionet i ka ndarë vetëm gojarisht.

Në takim, presidenti Ivanov theksoi se moszbatimi i dispozitave ligjore për arritjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, bën që i gjithë procesi t’i ngjajë një marrëveshjeje personale midis dy kryeministrave.

“I tërë procesi i ngjan një marrëveshjeje personale midis kryeministrave Zaev dhe Tsipras, për të cilën nuk është arritur një konsensus mbarëkombëtar në Republikën e Maqedonisë. Qëndrimi im është se nuk pranoj zgjidhje për çështjen e emrit për përdorim të përgjithshëm, apo erga omnes”, ka thënë presidenti Ivanov.

Ai ka shtuar se arritja e marrëveshjes ndërkombëtare duhet të jetë në përputhje me kushtetutën dhe jo të parasheh ndryshim të saj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit