Izolohen flakët sipër tunelit të Kalimashit, vijon aktive vatra në Majën e Rrunës

Mos i humb

Në kuadër të situatës së krijuar nga zjarret në qarkun e Kukësit në raportin e fundit bëhet me dije se vatra më problematike në majën e Rrunës vijon të jetë akoma aktive.

Ndër të tjera mësohet se në kuadër të punës së zjarrëfikësëve të mbështetur dhe nga forcat e ardhura nga Kosova është bërë i mundur mbajtja nën kontroll e vatrës.

Ndërkaq në këtë operacion janë angazhuar dhe forcat e Kosovës dhe konkretisht 9 mjete zjarrfikëse e 34 forca zjarrfikëse dhe nga FSK 32 forca dhe 7 mjete transporti.

Fatmirësisht vatra e zjarrit të rënë sipër Tunelit Kalimashit ,në drejtim të Qafës Kumbullës është izoluar plotësisht.

“Vatra e zjarrit të rënë në vendin e quajtur Maja e Rrunës (Laku i mollave) vazhdon të jetë aktive. Gjatë ditës së sotme ka vazhduar puna për mbajtjen nën kontroll të kësaj vatre megjithë terrenin e vështirë për të operuar me forca tokësore.

Në këtë zonë janë angazhuar nga bashkia Kukës 10 forca të MZSH-së , 5 punonjës të pyjores dhe 20 forca nga komuniteti i Nj.Ad Malzi. Në këtë operacion janë angazhuar dhe forcat e Kosovës dhe konkretisht 9 mjete zjarrfikëse e 34 forca zjarrfikëse dhe nga FSK 32 forca dhe 7 mjete transporti.

Vatra e zjarrit të rënë sipër Tunelit Kalimashit ,në drejtim të Qafës Kumbullës është izoluar plotësisht. Në këtë drejtim janë angazhuar 10 forca të DMR-së Kukës dhe 4 automjete zjarrfikëse me personelin e tyre.

Në bashkinë Tropojë kemi dy vatra zjarri një në pyje të fshatit Betoshë Nj.Ad Lekbibaj dhe një vatër zjarri e shfaqur afër varrezave të fshatit Dragobi Nj.Ad Margegaj, për izolimin dhe shuarjen e këtyre vatrave zjarri janë angazhuar 4 punonjës të pyjores, 5 punonjës të AZM Tropojë, 10 forca nga komuniteti si dhe 7 efektiv të Komisariatit Policisë Tropojë”, thuhet në raportin e fundit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit