Izraeli arreston 14 palestinezë

Mos i humb

 

 

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 14 palestinezë në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se janë arrestuar 14 palestinezë të cilët pretendohet se kanë marrë pjesë në protestat kundër pushtimit dhe “kanë dhënë mbështetje për akte terroriste”.

Ende nuk ka ndonjë deklaratë në lidhje me arrestimet nga pala palestineze.

Forcat e Izraelit të cilët shpesh kryejnë bastisje ndaj shtëpive në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim, arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Sipas burimeve zyrtare palestineze, në burgjet izraelite ndodhen më shumë se 6 mijë e 500 palestinezë, prej tyre 62 gra, 450 të burgosur administrativ, 12 deputetë dhe 300 fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit