Izraeli arreston 2 udhëheqës të Hamasit në Bregun Perëndimor

Mos i humb

Ushtria izraelite sot ka arrestuar dy udhëheqës të Hamasit në Bregun Perëndimor të okupuar, bëjnë të ditur dëshmitarë okularë.

Ushtria kreu bastisje në provincën Ramallah, gjatë së cilës shpërtheu përleshje midis dhjetëra të rinjve palestinezë dhe ushtarëve okupues, theksuan dëshmitarët.

Forcat izraelite përdorën plumba të vërtetë dhe plumba gome, bomba zhurmuese dhe gaz lotsjellës gjatë konfrontimeve, shtuan ata.

Gjatë bastisjes, forcat izraelite arrestuan dy ish parlamentarët e Hamasit, Abdel-Jaber Fuqaha dhe Ahmed Atoun.

Atoun është një drejtues i Hamasit nga Kudsi, të cilin autoritetet izraelite e deportuan nga qyteti disa vjet më parë.

Ushtria izraelite nuk ka lëshuar ende një deklaratë për arrestimet.

Ushtria izraelite shpesh kryen bastisje paraburgimi kundër dhjetëra palestinezëve në Bregun Perëndimor, duke pretenduar se kërkohen nga Izraeli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit