Izraeli arreston 3 të huaj në protestat kundër rrënimit të shtëpive

Mos i humb

 

 

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar tre të huaj, që ishin pjesë e grupit që protestonin kundër rrënimit të shtëpive dhe kasolleve të bagëtive të beduinëve në Khan al-Ahmar në lindje të Kudsit.

Abdullah Abu Rahme, organizatori i fushatës “Të shpëtojmë Khan Al-Ahmarin”, ka thënë se ushtarët izraelitë sot në mëngjes kanë arrestuar tre të huaj të cilët protestonin kundër rrënimit të shtëpive të beduinëve.

Abu Rahme nuk bëri të ditur kombësinë e të arrestuarve. Ai shtoi se ushtarët kanë mbyllur hyrjet në këtë zonë dhe atyre që kishin ardhur të solidarizohen nuk iu është lejuar hyrja.

Ushtarët izraelitë nga dje nuk lejojnë lëvizjet drejt komuniteti beduin në Abu Navvar dhe Khan al-Ahmar. Në Abu Navvar janë rrënuar 40 shtëpi dhe kasolle. Palestinezët iu kundërvunë rrënimeve, ndaj të cilëve ndërhynë ushtarët izraelitë duke arrestuar disa prej tyre.

Gjykata e Supreme izraelite në maj solli vendimin për rrënimin e barakave ku jetojnë rreth 190 palestinezë si dhe shkollës në të cilën mësimet ndjekin 170 nxënës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit