Izraeli dënon me burg liderin e rezistencës palestineze, Raed Salah

Mos i humb

Kuds
Gjykata izraelite ka dënuar me 28 muaj burg liderin e Lëvizjes Islamike Palestineze të vitit 1948, Raed Salah, (AA).

Në seancën gjyqësore të mbajtur në një gjykatë në qytetin Haifa në veri të Izraelit, Salah për shkak të fjalimeve të mbajtura u dënua me 28 muaj burg për katër akuza, përfshirë edhe pretendimin për “mbështetje të organizatës terroriste”.

Duke pasur parasysh edhe periudhën 11 mujore të arrestit më parë, Salah nga dënimi prej 28 muaj do të kalojë në burg 17 muaj.

Në seancën gjyqësore ku Salah ishte i pranishëm morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të shoqërisë civile dhe deputetë që përfaqësojnë palestinezët shtetas izraelitë si dhe qindra palestinezë që dhanë mbështetje për Salah para gjykatës.

Gjykata izraelite në seancën e mbajtur më 24 nëntor 2019, gjeti fajtor Salah për katër akuzat që i kishte drejtuar, por nuk kishte caktuar masën e dënimit ndaj tij.

Halid Zabarka, një prej avokatëve të Salah, në një deklaratë për AA ka thënë se gjyqtari izraelit ka dënuar Salah me burg për shkak të fjalimeve të mbajtura duke i drejtuar katër akuza përfshirë edhe pretendimin për “mbështetje ndaj organizatës terroriste”.

Salah ishte arresuar gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij

Raed Salah, lideri i Lëvizjes Islamike Palestineze të vitit 1948 e cila ndodhet në objektivin e focave izraelite, pas një periudhe 9 mujore nën arrest u lirua më 17 janar 2016 me disa kufizime, përfshirë ndalesën e udhëtimit dhe hyrjen në Kuds dhe Mesxhid-i Aksa.

Më 15 gusht 2017 Salah u arrestua sërish pas një bastisjeje që policia izraelite kreu në shtëpinë e tij në Ummul Fahm.

Policia izraelite njoftoi se Salah ishte arrestuar me pretendimin se “ka kryer aktivitete nxitëse dhe se ka mbështetur aktivitetet e një shoqate të jashtëligjshme”.

Gjykata në Haifa në seancën më 1 korrik 2018, pas përfundimeve të kufizime lidhur me zonën e detyruar të banesës, prangat elektronike dhe të “procedurave të ngjashme teknike” dha vendimin për lirimin me kusht të Salah më 6 korrik. Ndaj Salah i cili qëndroi për 9 muaj në burg, kishte dënim të detyrueshëm me arrest shtëpiak.

Qeveria izraelite e ndaloi krahun verior të Lëvizjes Islamike Palestineze 1948 duke e shpallur atë një “organizatë terroriste” në nëntor 2015 me arsyetimin se kryente aktivitete kundër okupimit në Mesxhid-i Aksa dhe Kudsit Lindor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit