Izraeli do të përshpejtojë hebraizimin e Kudsit Lindor

Mos i humb

 

Izraeli ka ndarë fond prej 560 milionë dollarësh për hebraizimin e Kudsit Lindor të okupuar.

Sipas një lajmi në gazetën Haaretz, kabineti qeveritar izraelit ka miratuar fondin prej 560 milionë dollarësh për ta bërë Kudsin Lindor më “izraelit”.

Fondi përfshin një periudhë prej pesë vitesh, ndërsa planifikon inkurajimin e zbatimit të planprogramit izraelit në shkollat palestineze në Kudsin Lindor dhe të shpenzohet në “shërbime sociale” në Kudsin Lindor.

Sipas planit, Izraeli po ashtu synon aktivitete të rindërtimit në disa zona të Kudsit Lindor.

Zyrtarët palestinezë reaguan ndaj planit që parashikon kalimin në planprogramin izraelit në shkollat në Kudsin Lindor, duke theksuar se me këtë projekt synohet ndryshimi i identitetit të fëmijëve palestinezë.

Nxënësit palestinezë në Kudsin Lindor aktualisht ndjekin mësimin sipas planprogramit palestinez. Ndërkaq, qeveria izraelite pohon se nxënësit izraelitë kanë vështirësi të gjejnë punë pasi nuk vijojnë procesin arsimor sipas planprogramit izraelit.

Palestinezët thonë se Izraeli është duke punuar për hebraizimin e Kudsit Lindor të okupuar nën petkun e shërbimeve sociale. Administrata izraelite për Mbrojtjen e Natyrës kishte filluar ndërtimin e “Parkut Nacional Hebre” në një pjesë të varrezës muslimane Bab er-Rahmet në muret lindore të kompleksit Al-Aksa, ndërsa vendimi ishte protestuar nga palestinezët./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit