Izraeli kryen sulm raketor në Halep të Sirisë

Mos i humb

Izraeli mbrëmë ka kryer sulm raketor në Halep, qytetin më të madh në Siri, njoftoi agjencia e lajmeve SANA, e cila është nën kontrollin e regjimit të Bashar al-Assadit.

“Të mërkurën rreth orës 23:00 mbrojtja ajrore ushtarake interceptoi agresion ajror izraelit”, deklaroi për agjencinë SANA një burim anonim ushtarak.

“Objektivi i sulmit raketor izraelit ishin vende të shumta industriale në rajonin industrial Sheik Najar në verilindje të Halepit. Një numër i raketave armike janë goditur”, shton burimi.

Bëhet e ditur se sulmi ka shkaktuar “vetëm dëme materiale”.

Nuk ka ende asnjë reagim nga pala izraelite mbi pretendimet e tilla.

Lajmi erdhi disa ditë pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në Washington nënshkroi vendimin me të cilin njohu sovranitetin e Izraelit mbi Lartësirën e Golanit në Siri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit