Izraeli kryen sulme ndaj pozicioneve të krahut ushtarak të Hamasit në Gaza

Mos i humb

 

 

Avionët ushtarakë të Izraelit kanë ndërmarrë sulm ndaj pozicioneve të krahut ushtarak të Hamasit në Gaza , Brigadat Izzeddin el-Kassam.

Sipas të dhënave nga burime të sigurisë, avionët izraelitë kanë sulmuar një pozicion të Brigadave Izzeddin el-Kassam në rajonin Deir el-Belah.

Siç bëhet e ditur, si pasojë e sulmit nuk ka të vdekur ose të plagosur.

Në ndërkohë, Ministria e Brendshme palestineze në Gaza njoftoi se avionët izrelitë të zbulimit kanë sulmuar dy varka të policisë detare në portin e Gazës, duke mos shkaktuar të vrarë ose të plagosur.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite tha në një deklaratë se avionët ushtarakë izraelitë kanë sulmuar gjashtë pika të Hamasit në Gaza.

Në deklaratën e ushtrisë thuhet se sulmet janë kryer “në kundërpërgjigje ndaj tentativave për hyrje në Izrael” gjatë ditës së djeshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit