Izraeli mbyll vendkalimin Erez në kufirin me Gazën

Mos i humb

 

 Në një kundërpërgjigje ndaj lëvizjes së palestinezëve me barka drejt kufirit detar, Izraeli ka mbyllur vendkalimin Erez, në veri të Gazës.

Muhammed el-Mukadime, nga departamenti për marrëdhënie me mediat, i Drejtorisë për Punë Publike të Palestinës, njoftoi se Izraeli ka mbyllur kalimin kufitar Beit Hanun (Erez), duke lejuar vetëm të sëmurit dhe ata të cilët kthehen nga Rripi i Gazës.

Ai shtoi se zyrtarët izraelitë, thonë se kanë mbyllur kalimin kufitar si një kundërpërgjigje ndaj palestinezëve të shumtë të cilët synonin të thyenin bllokadën izraelite të Gazës, për çka me barkat e tyre ishin nisur drejt kufirit detar.

Palestinezët, të shpërndarë në 40 barka, të shtunën lundruan në ujërat e Detit Mesdhe, për të çarë bllokadën izraelite të Gazës. Organizator i kësaj përpjekjeje ishte Lëvizja Kombëtare për çarje të bllokadës së Gazës, e cila që nga 29 maji, vazhdimisht tenton të bëjë një gjë të tillë.

Gjashtë nga shtatë vendkalimet kufitare në Rripin e Gazës, në të cilën jetojnë rreth dy milionë palestinezë, janë nën kontroll të Izraelit, ndërsa një nën kontroll të Egjiptit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit