Izraeli miraton mbi 2 mijë ndërtesa në Bregun Perëndimor

Mos i humb

Qeveria e Izraelit ka në dy ditët e fundit ka vendosur ndërtimin e 2.191 ndërtesave të reja në Bregun Perëndimor të pushtuar për kolonët hebrenjë.

Sipas deklaratës me shkrim të organizatës izraelite të të drejtave të njeriut në Izrael, Peace Now, qeveria izraelite ka miratuar planin e Komitetit të Lartë të Planifikimit të Njësisë së Koordinimit të Aktiviteteve të Qeverisë në Territorin e Palestinës-COGAT, për ndërtimin e 2.191 ndërtesave në tokat palestineze të okupuara.

Në deklaratë gjithashtu u bë e ditur se komiteti ka planifikuar ndërtimin e 68 ndërtesave të reja në njësinë hebre të banimit Giv’at Ze’ev që gjendet në veri të Kudsit Lindor të okupuar, edhe pse nuk është marrë vendim për ndërtimin e tyre.

Më tej në deklaratë theksohet se ky vendim i marrë pas vendimit për zgjedhje të parakohshme të kryeministrit izraelit Binjamin Netanyahu, është bërë për të fituar votat e kolonëve hebre.

Zgjedhjet e parakohshme në këtë vend planifikohen të mbahen në muajin prill të vitit 2019.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit