Izraeli pretendon të ketë rrëzuar një dron të lëshuar nga Siria

Mos i humb

Mbrojtja ajrore izraelite ka rrëzuar me sukses një dron të lëshuar nga territori i Sirisë, thuhet në një njoftim të ushtrisë së Izraelit të mërkurën.

Para se droni në fjalë të rrëzohet në tokë, në Lartësirat e Golanit të pushtuar nga Izraeli u dëgjuan sirenat e alarmit.

Në deklaratën e ushtrisë thuhet se droni, i rrëzuar me një raketë Patriot, është lëshuar nga territori i Sirisë.

Incidenti i sotëm koincidon me mbërritjen në Moskë të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për një takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Në një njoftim të publikuar më herët, Netanyahu tha se takimi me Putinin do të ketë në fokus Sirinë dhe praninë ushtarake të Iranit në atë vend./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit