Izraeli vazhdon rrënimin e shtëpive palestineze

Mos i humb

 

Forcat izraelite të sigurisë kanë rrënuar një shtëpi të palestinezëve në qytezën Kalendia në veri të Kudsit të okupuar.

Sipas dëshmitarëve okularë, forcat izraelite ndërmorrën aksion me buldozerë në orët e hershme të mëngjesit në Kalendia, duke rrënuar një shtëpi dydhomëshe palestineze me pretendimin se “nuk ka poseduar leje”.

Shtëpia është ndërtuar disa vite më parë, kurse pas rrënimit është evakuuar.

Ushtria izraelite më herët ka paralajmëruar rrënimin e 20 shtëpive në Kalendia me pretekstin se “janë pa leje”.

Izraeli nuk u lejon palestinezëve ndërtime në zonën C të Bregut Perëndimor të okupuar.

Në kuadër të “Marrëveshjes së Dytë të Oslos” të nënshkruar në vitin 1995 mes Palestinës dhe qeverisë izraelite, Bregu Perëndimor ishte ndarë në zonat A, B dhe C.

Zona A, e cila përfshin 18 për qind të territorit, i ishte alokuar Palestinës në aspektin administrativ dhe atë të sigurisë, zona B, që përfshinte 21 për qind, në aspektin administrativ i ishte alokuar Palestinës kurse në atë të sigurisë Izraelit, kurse zona C, që përfshin 61 për qind të Bregut Perëndimor, i ishte alokuar Izraelit edhe në aspektin administrativ, edhe atë të sigurisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit