Ja çfarë duhet të bëhet për shtesat e fëmijëve!

Mos i humb

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica ka sqaruar se për fillimin e dhënies së shtesave për fëmijët do të duhet që të hartohen edhe disa dokumente në mënyrë që të zbatohen rekomandimet e dala nga rezoluta e miratuar në Kuvend.

Por Reçica thotë se është herët që të thuhet se sa do t’i kushtojë buxhetit të shtetit ky proces.

“Realisht unë mendoj që tani për tani është herët të flitet për buxhetin sepse jemi në fazën fillestare. Vetëm pasi të fillohet analiza në tersi të shihet cilat grupe do të preken, cilat grupe do të mbështeten, mandej do të vijë deri te kostoja e shtesave për fëmijë, pra kostoja dihet më vonë”, ka thënë Reçica.

“Si ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale jemi në kuadër të sistemit pensional në vend dhe me koncept- dokumente që pritet të miratohen nga Qeveria dhe vitin e ardhshëm do ta kemi edhe draft-ligjin me punën pensionale”.

“Në dokument do të dalin dy ligje: Ligji unik për pensione dhe Ligji për sigurimet sociale nga i cili do të krijohet edhe fondi për sigurime sociale dhe kjo është një risi për sistemin e sigurimeve në Kosovë që ne akoma si vend nuk kemi sistem të plotë të sigurimeve sociale, që realisht është baza, korniza e një shteti që me të ta ketë drejtësinë sociale si parësore dhe në kuadër të fondit për punë sociale do të mbulohen disa skema nga ai fond, i cili do të përcaktohet se si do të jetë kontributi i punëdhënësit dhe punëmarrësve në krijimin e atij fondi dhe një nga skemat që parashikohet të financohet nga fondi për sigurime sociale në të ardhmen dhe përkujdesjen e prindërore apo shtesat që i quajmë ne”, ka thënë Reçica.

“Tani për tani kemi koncept-dokumentin e reformës që do të bëhet, do të hartohet draft-ligji gjatë vitit të ardhshëm që natyrisht do të ketë qartësime më të thella ndërsa rezoluta që është miratuar në Parlament, përgjegjësitë ia lë Ministrisë së Punës”.

Kur foli për kategorizimin, ai ka sqaruar se edhe kjo çështje mbetet të qartësohet gjatë hartimit të dokumenteve vitin e ardhshëm.

“Në hartimet e dokumenteve tjera që do t’i paraprijnë fillimit të shtesave të fëmijëve, mbetet edhe kategorizimi dhe çështjet tjera të trajtohen me dokumente tjera gjatë hartimit të tyre dhe punimit të tyre”, tha ministri për EO.

Më 7 nëntor me 61 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenim, është miratuar në Kuvendin e Kosovës rezoluta në lidhje me shtesat e fëmijëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit