Ja çfarë ndodhi në rrugët e Kosovës brenda 24 orëve!

Mos i humb

Për 24 orë në Kosovë kanë humbur jetën gjashtë persona si pasojë e aksidenteve në trafik.

Vetëm gjatë periudhës janar – tetor të këtij viti në Kosovë janë shkaktuar mbi 10 mijë aksidente, në të cilat mbi 70 persona kanë humbur jetën.

Në aksidentin e mbrëmshëm në magjistralen Prishtinë-Gjilan, përkatësisht fshatin Marmor, humbën jetën katër persona. Të gjitha viktimat ishin nga familja Shala të fshatit Ponoshevc të komunës së Gjilanit.

Viktima e pestë është nga aksidenti i sotëm në Malishevë, ku për pasojë një grua humbi jetën.

Rastin e konfirmoi për mediat mjeku kujdestar, Avdush Bajgora.

“Po, nga aksidenti në Malishevë një grua ka vdekur në QKUK, ndërsa, motra e saj është në gjendje të rëndë”, ka thënë shkurt Bajgora./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit