Ja pse nuk duhet t’i ndahemi kafes turke!

Mos i humb

Edhe pse dikur kafeja nuk ishte aspak e lirë, sërish Ushtria Osmane nuk hoqi dorë.

Kafeja konsumohej kaq shumë saqë nuk kishte më dallim nga buka dhe uji. Më vonë arriti një gjendje që askush s’mund të hiqte më dorë prej saj.

Thuhej që kafeja ndihmon edhe në lehtësimin e procesit të lindjes tek gratë. Tregtari i Halepit në vitin 1554 Şems Efendi hapi kafenenë e parë në Stamboll.

Kafenetë u përhapën në qytete të tjera dhe patën ndikim pozitiv në jetën sociale të njerëzve. Aty mund të lexoje libër, të luaje shah apo dhe tavëll.

Si e mori emrin “Kafeja Turke”?

Për një periudhë të shkurtër, kafeja u quajt qumështi i shahistëve dhe i mendimtarëve. Këto kafene u quajtën Mektebi i Irfanit. Pasi kafeja piqej, ajo rrihej në dibek e më pas zihej në xhezve për t’u qerasur me kujdes. E kështu e mori emrin “Kafeja turke”.

Kafeja e famshme turke Mehmet Efendi

Kokrrat e  kafesë turke shiteshin dhe përvëloheshin në tavë dhe më pas arrinin në gjendjen përfundimtare. Në vitin 1871 Mehmet Efendi, pasi i piqte me kujdes kokrrat,  i bluante ato dhe ia servirte klientëve kafenë  e gatshme.

Dobitë e kafesë

-Përbërësi më i rëndësishëm i kafesë është kafeina. Kafeja mbërrin në zorrë 15 minuta pas pirjes së saj dhe efektet e kafeinës zhduken plotësisht nga trupi pas 5-7 orësh.

-Forcon reflekset dhe perceptimin duke e bërë trurin të punojë edhe më mirë.

-Vonon gjumin, të çlodh.

-Lehtëson dhimbjen e kokës

-Të dobëson

Përshpejton metabolizmin dhe ndihmon në shpërndarjen e yndyrës trupore

-Parandalon formimin e gurëve në fshikëzen e tëmthit.

-Përmban antioksidantë dhe parandalon përhapjen e qelizave kancerogjene

-Ndihmon në problemet e lëkurës, siç është celuliti

-Mund të përdoret si peeling për pastrimin e lëkurës

Vlerat ushqyese të  kafesë turke

Kafeja turke përmban potasium, magnez, fosfor dhe kafeinë.

-Kafeja turke sade: Një filxhan kafe përmban 7 kcal kalori

-Kafeje turke e mesme: Një filxhan kafe përmban 17 7 kcal kalori

-Kafeja turke me sheqer: Një filxhan kafe përmban 42 kcal kalori.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit