Qeveria e Kosovës ka nënshkruar sot një marrëveshje hua me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim që do të investohen në autostradë Kijevë-Zahaç.
Në emër të Qeverisë marrëveshjen e huas prej 71 milionë eurosh e ka nënshkruar ministri i Financave Bedri Hamza.
“Kredia është me kushte të volitshme norma e interesit 1 përqind me afat prej 12 vjetëve me greis periudhë 3 vjeçare”, tha ministri i Financave Bedri Hamza./Kosova Post/