JAPONI – G7 dërgon mesazhin e fortë në mbështetje të Ukrainës

Mos i humb

Udhëheqësit e shtatë demokracive kryesore të industrializuara në botë (G7) kanë treguar një unitet të palëkundur në mbështetjen e Ukrainës për të shmangur pushtimin rus, gjatë samitit në qytetin japonez të Hiroshimës.

“Pjesëmarrja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky personalisht në takimin e liderëve ndihmoi për të dërguar një mesazh të fortë për botën”, tha dje kryeministri japonez, Fumio Kishida pas përfundimit të samitit treditor.

“Mendoj se kjo ishte e një rëndësie të madhe”, shtoi ai.

“Përpjekjet e njëanshme për të ndryshuar status quo me forcë nuk do të pranohen nga G7”, tha Kishida.

“Kërcënimet për të përdorur armë bërthamore nuk duhet të pranohen”, tha ai, duke iu referuar indikacioneve ruse gjatë muajve të fundit.

“Vendet e G7 kane ndjekur “idealin” e çlirimit të botës nga armët bërthamore”, tha Kishida.

“Një ëndërr është e ndryshme nga një ideal. Idealet janë të arritshme”, tha udhëheqësi japonez.

“Ne jemi të gjithë qytetarë të Hiroshimës që dëshirojmë paqen, i cili u shkatërrua më 6 gusht 1945 nga bomba e parë atomike e hedhur ndonjëherë në një luftë”, tha ai.

“Nëse të 8 miliardë njerëzit në botë bëhen qytetarë të Hiroshimës, nuk do të ketë më armë bërthamore në këtë planet”, tha Kishida.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit