Japoni, rritet krimi i lidhur me kanabisin gjatë pandemisë

Mos i humb

Më shumë se 5.000 shkelje të lidhura me kanabisin u raportuan në Japoni në vitin 2020, shifra më e lartë vjetore, treguan të dhënat e policisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Kombëtare e Policisë së Japonisë tha se 5.034 persona u ndaluan për krime të tilla vitin e kaluar pasi qytetarët ishin kufizuar në shtëpitë e tyre për shkak të pandemisë së COVID-19, njoftoi “Kyodo News”.

Shifra shënoi një rritje prej 713 nga viti 2019 ndërsa adoleshentët dhe të rinjtë në të 20-at e tyre llogariten si shkelësit më të mëdhenj, sipas të dhënave.

Agjencia paralajmëroi se të rinjtë ishin kryesisht të pavetëdijshëm për rreziqet e konsumimit të drogës dhe e lidh atë me qarkullimin e “informacioneve pozitive në internet”.

Policia do të rrisë kontrollet në internet dhe do të përdorë mediat sociale për të parandaluar kontrabandimin e drogës, thuhet në raport.

Në mesin e 5.034 shkelësve, 887 ishin të moshës midis 14 dhe 19 vjeç ndërkaq 2.540 prej tyre ishin në të 20-at.

Sipas një analize të përgjithshme bëhet e ditur se 5 individë në 100 mijë banorë në Japoni ishin përfshirë në veprat e kanabisit vitin e kaluar, dyfishi i shifrës së regjistruar në vitin 2016.

Tokio po shkon drejt emergjencës së COVID-19

Infeksionet me koronavirus vazhdojnë të rriten në kryeqytetin japonez Tokio, me 545 raste të tjera duke rritur numrin e përgjithshëm në 124.450.

Qeveria japoneze do ta vendosë Tokion në një lloj gjendje të jashtëzakonshme, e cila do t’u mundësojë autoriteteve të zbatojnë masa më të rrepta për të ndaluar përhapjen e virusit.

Kjo masë erdhi pas një kërkese nga guvernatori i Tokios, Yuriko Koike.

Kryeministri Yoshihide Suga pritet të sjellë vendimin pas takimit të Task forcës së koronavirusit të vendit të premten në mbrëmje.

Kufizime të rrepta dhe emergjencë mjekësore janë vendosur në provincën perëndimore Osaka, ku rastet janë rritur me një ritëm më të shpejtë se në Tokio për javën e kaluar.

Numri i rasteve ditore të vendit kaloi dje 3.000 ndërsa numri i përgjithshëm tani qëndron në mbi 493 mijë, përfshirë 9.278 viktima.

Japonia nisi vaksinimin masiv kundër COVID-19 në shkurt dhe ka administruar të paktën 1.29 milionë doza deri më tani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit