Japonia do të mbyllë termocentralin bërthamor Fukushima

Mos i humb

Tetë vite pasi u dëmtua pjesërisht nga cunami, është vendosur të mbyllet termocentrali bërthamor Fukushima Daini në Japoni.

Kompania e energjisë elektrike Tokio bëri të ditur se ka vendosur të mbyllë fabrikën, e cila gjendet rreth 12 kilometra nga termocentrali bërthamor Daiichi dhe që u përball me një shkrirje të barthamës së reaktorit pas katastrofës së vitit 2011.

Të dyja, Daini dhe Daiichi u dëmtuan në tërmetin që ndodhi në lindje të Japonisë dhe cunamin në muajin mars të vitit 2011, megjithatë Daini menaxhoi mbijetesën ndërsa Daiichi u përball me shkrirjen.

“Kjo do të thotë se të gjithë 10 reaktorët bërthamorë në prefekturën verilindore, përfshirë edhe gjashtë në kompleksin Fukushima Daiichi, do të rrëzohen megjithëse kjo do të zgjasë me dekada”, raportuan mediat lokale.

Kreu i kompanisë Tokio, Tomoaki Kobayakawa, iu përcolli vendimin Guvernatorit të Fukushima-s, Masao Uchibori.

Mediat theksuan se kostoja e mundshme e punës për heqjen dorë nga katër reaktorët bërthamorë në uzinën Daini do të jetë rreth 280 miliardë jen (2.6 miliardë dollarë) dhe kërkon më shumë se 40 vjet.

“Ndërmarrja e energjisë planifikon të ndërtojë një strukturë në vend për të ruajtur karburantin e shpenzuar bërthamor nga termocentrali, megjithëse ende nuk duhet të zgjedh një vend depozitimi përfundimtar të karburantit”, thanë raportet.

Mijëra banorë në afërsi duhej të iknin nga shtëpitë e tyre pasi reaktorët e dëmtuar lëshuan një sasi masive të materialeve radioaktive në ajër.

Në prill, Japonia filloi të lejojë pjesërisht banorët e një lokacioni të afërt të kthehen në shtëpitë e tyre. Autoritetet kishin ngritur pjesërisht një urdhër të detyrueshëm evakuimi në qytetin Okuma, me uljen e niveleve të rrezatimit pas “punës së plotë të dekontaminimit”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit