Japonia kërkon zgjidhje për të rritur kapacitetin e shtretërve për të prekurit me COVID-19

Mos i humb

Administratat lokale në Japoni po kërkojnë zgjidhje për të rritur kapacitetet e shtretërve që janë pakësuar në spitale pas rasteve në rritje të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies ka mobilizuar bashkitë me thirrjen për të formuar qendra të përkohshme të trajtimit në bazë lokale.

Sipas hulumtimit të agjencisë së lajmeve “Kyodo”, administratat lokale po aplikojnë formula të ndryshme për të rritur kapacitetin e shtretërve në rajonet e tyre.

Në kuadër të kësaj në të paktën 25 prej 47 rajoneve, përfshirë edhe kryeqytetin Tokio janë ngritur qendra të përkohshme që do të sigurojnë mundësi trajtimi dhe strehimi për të prekurit me COVID-19.

Ndërsa 21 administrata rajonale kanë planifikuar të ngrenë qendra të përkohshme të trajtimit dhe se falë kësaj do të ofrohet mbështetje për spitalet që u janë pakësuar kapacitetet e shtretërve.

Në shembujt e dhënë në hulumtim, thuhet se një sallë sporti në rajonin Fukui është shndërruar në spital të përkohshëm dhe se në rajonin Ehime të prekurit me COVID-19 janë vendosur në trajtim në hotele me të cilat janë bërë marrëveshje.

Në Japoni numri i rasteve me COVID-19 është rritur në 1.625.684 ndërsa humbjet e jetëve nga virusi në 16.721.

Në të gjithë vendin 2.125 persona marrin trajtim kundër COVID-19 në shërbimet e kujdesit intensiv.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit