Japonia kundërshton planin e presidentit Putin për zonë pa doganë në Ishujt Kuril

Mos i humb

Qeveria e Japonisë ka kundërshtuar planin e presidentit të Rusisë Vladimir Putin për formimin e zonës pa doganë në Ishujt Kuril dhe për të përjashtuar investimet e kompanive të huaja për 10 vite nga taksat, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryesekretari i kabinetit, Kato Katsunobu, në një konferencë për shtyp, kundërshoi planin që Putin njoftoi lidhur me Ishujt Kuril në Forumin Ekonomik Lindor që u mbajt në qytetin Vladivostok të Rusisë.

Kato tha se plani për formimin e zonës pa doganë në Ishujt Kuril, është në kundërshtim me marrëveshjet e mëparshme mes Japonisë dhe Rusisë që përfshijnë aktivitetet ekonomike në ishuj.

Plani në fjalë është “kundër pozicionit të vendit të tij për ishujt”, tha Kato i cili theksoi se kjo gjithashtu bie ndesh edhe “me negociatat aktuale në vazhdim mes dy vendeve” në lidhje me aktivitetet ekonomike.

Më tej Kato theksoi se qeverisë së Moskës i është përcjellë projektligji që përfshin zhvillimin e aktiviteteve ekonomike pa dëmtuar pozicionin ligjor të Japonisë mbi ishujt.

Putin ishte shprehur se investimet tregtare të kompanive japoneze dhe të huaja në Ishujt Kuril për të cilat ka mosmarrëveshje mes dy vendeve dhe të cilat në Rusi njihen si “Kurili i Jugut” dhe në Japoni “Rajonet Veriore”, do të përjashtohen nga tatimi për një periudhë 10-vjeçare.

Mosmarrëveshja mes Rusisë dhe Japonisë mbi Ishujt Kuril

Bashkimi Sovjetik në fund të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945, aneksoi Ishujt Kuril të Japonisë, që shtrihen rreth 1.300 kilometra dhe ndajnë Oqeanin e Paqësorit dhe Detin Ohotsk.

Palët nuk mund të arrijnë rezultat në negociatat e zhvilluara për të nënshkruar marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Japonisë për shkak të mosmarrëveshjes për pjesën territoriale të cilën Japonia pas aneksimit i ka emërtuar si “Rajonet Veriore”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit