Jeff Bezos bleu një vilë për 165 milionë dollarë

Mos i humb

Miliarderi amerikan, Jeff Bezos, themeluesi dhe drejtor i kompanisë Amazon, bleu një vilë për 165 milionë dollarë në lagjen Beverly Hills në Los Angeles, (AA).

Siç thekson revista “Forbes”, bëhet fjalë për rezidencën e cila në vitin 1937 është ndërtuar për Jack Warner, një nga themeluesit e studios së filmit Warner Bros.

Kjo është shuma më e madhe e parave të paguara ndonjëherë për një pronë në Los Angeles.

Vila është e vendosur në një sipërfaqe prej 36 mijë metrash katrorë, ndërsa përmban dy bujtina të veçanta, fushë tenisi, pishinë dhe terren golfi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit