Jemen, 50 të vdekur nga sëmundja e shkatuar nga mushkonjat

Mos i humb

Midis të vdekurve gjithashtu është edhe guvernatori i rrethit Sheikh Othman të Adenit në Jemenin jugor, tha burimi.

Besohet se sëmundja lindi për shkak të kënetave të shkaktuara nga një katastrofë përmbytjeje më 21 prill.

Tetë njerëz, përfshirë pesë fëmijë humbën jetën, kurse shtëpitë e tyre u shkatërruan pjesërisht ose plotësisht nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Aden.

Qeveria jemenase shpalli kryeqytetin e përkohshëm zonë të katastrofës.

Shirat e dendura dhe përmbytjet në Jemen që nga mesi i prillit prekën 150.000 njerëz, ka thënë Jens Larke, zëdhënësi i Zyrës së Koordinimit të Çështjeve Humanitare të OKB-së (OCHA) më 1 maj.

Ethet “çikungunja” janë një sëmundje virale që përhapen nga pickimi i mushkonjave të infektuara. Sëmundja zgjat zakonisht nga pesë deri në shtatë ditë dhe shpesh shkakton dhimbje të forta dhe paaftëson nyjet, ndërsa ndonjëherë vazhdon për periudha shumë më të gjata, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit