Jemen, forcat qeveritate dhe të koalicionit nisin marrjen e Sokortas

Mos i humb

Sekretari i Informacionit i Guvernatorit të Sokotras, Muhamed Abdullah al-Sokotri, tha se në përputhje me marrëveshjen për t’i dhënë fund tensionit ushtarak në Sokotra të arritur të premten, forcat kanë filluar detyrën për për sigurinë e qytetit.

Procesi i marrjes në fjalë filloi njëkohësisht me tërheqjen e milicisë së armatosur të mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Këshilli i Tranzicionit Jugor (STC), dhe forcat ushtarake të qeverisë së Jemenit nga pozicionet pas përleshjeve.

Javën e kaluar, STC shpalli vetëqeverisje dhe gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytetin e përkohshëm të Adenit dhe provincat jugore, gjë që shkaktoi tensione në Sokotra, si dhe në provincat e tjera në jug të vendit.

Qeveria e Jemenit dhe provincat e Hadhramaut, Shabwa, al-Mahra, Abyan dhe administrata e Sokotras hodhën poshtë masën e STC-së, e cila gjithashtu ka tërhequr kritika të gjera ndërkombëtare.

Jemeni është shkatërruar nga konflikti i cili u përshkallëzua në mars të vitit 2015, pasi rebelët Huthi të mbështetur nga Irani morën kryeqytetin Sana dhe detyruan presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi të ikte nga vendi.

Sipas OKB-së, konflikti mbi pesëvjeçar ka lënë mijëra civilë të vdekur dhe 3,65 milionë të zhvendosur brenda vendit.

Ndikimi në infrastrukturën e vendit ka qenë shkatërruese, ku dëmtime të rënda kanë pësuar rrugë të shumta tokësore dhe aeroporte.

Gati gjysma e mbi 30 milionë banorëve të Jemenit kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme për të ruajtur ose shpëtuar jetën e tyre.

Programi Botëror i Ushqimit thotë se pavarësisht ndihmës së vazhdueshme humanitare, të paktën 15,9 milionë njerëz zgjohen të uritur çdo ditë.

Vlerësohet se në mungesë të ndihmës ushqimore, ky numër do të shkonte në 20 milionë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit