”Jemi drejt falimentimit”, Basha nxjerr videon e pronarit të lokalit: Biznesi i vogël më i prekuri nga kriza, ka nevojë për ndihmë urgjente

Mos i humb

Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar videon e një pronari lokali i cili thotë se biznesi i vogël në Shqipëri është drejt falimentimit.

Basha thotë se biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza dhe i duhet urgjentisht ndihmë pasi koha nuk pret më.

Vetë pronari i lokalit thotë se e ka biznesin prej 20 vitesh dhe se ka muaj tashmë që nuk çon lekë në shtëpi, por vetëm paguan detyrimet.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flulzimbasha.al%2Fvideos%2F357396812344640%2F&show_text=0&width=560

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike. Veç rënies së konsumit, ky biznes prej kohësh është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së. Taksat vendore, çmimi i ujit dhe energjisë janë po ashtu një kosto e papërballueshme. Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha nuk pret.

Gani Rama, pronar lokali:

Unë jam Ganiu, zotëroj një biznes të vogël mbi 20 vjet. Në vitin 2018 jam futur biznes me TVSH. Unë paguaj 2.5 milion lekë të vjetra në vit vetëm nga TVSH-ja që na është ngarkuar, edhe mendoj që është bërë një gabim shumë i madh që na vutë TVSH-në biznesit të vogël. Përveç kësaj, ne kemi dhe taksën e arsimit. Ka 5-6 vjet që na është vënë taksa e arsimit dhe akoma nuk na është hequr. Arsimi është shtetëror dhe privat. Ne paguajmë arsimin publik. Për neve nuk është e drejtë se është rëndesë. Problemet që ka biznesi janë problemet e rritjes së çmimit të ujit dhe korrentit. Uji ka shkuar për biznesin e vogël është gati 2200 lekë metër kubi i ujit, po gjithashtu dhe korrenti që është në rritje. Jemi jashtëzakonisht keq, kemi fut edhe lekët tona, ato lekë që patëm mbledhur, vetëm e vetëm për ta mbajt këtë biznes në këmbë për t’u ushqyer. Ka muaj që ne nuk çojmë asnjë lekë edhe në shtëpi, vetëm paguajmë detyrimet. Nuk e di si do të veprohet, po në qoftë se nuk vihet dorë në biznesin e vogël ne jemi drejt falimentimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit